
Tortë per Vajza Stitch me Zemra
Tortë e mrekullueshme me dizajn Stitch të mbushur me zemra.
Torte të personalizuara me dashuri në Prishtinë
+383 49 83 44 55Kërkoni një tortë për ditëlindje me Stitch? Stitch është ndër personazhet që porositen më shpesh për fëmijët 4 deri 7 vjeç: vajzat e duan në rozë, me zemra dhe me Angel-in, djemtë në blu, ashtu siç është në film. Më poshtë i gjeni bashkë fotot e të gjitha torteve me Stitch që kemi punuar në Tortelinda.
Çdo tortë punohet me dorë dhe personalizohet me emrin, moshën dhe ngjyrat që dëshironi. Zgjidhni një dizajn nga fotot ose na dërgoni idenë tuaj në WhatsApp.
Të gjitha tortet me Stitch nga katalogu ynë, për vajza, për djem dhe për fëmijë. Klikoni mbi secilën për ta parë më nga afër.

Tortë e mrekullueshme me dizajn Stitch të mbushur me zemra.

Torte e mrekullueshme me temën Stitch për 7-vjetor.

Tortë shumëngjyrëshe me motiv të Stitch dhe Angel, ideale për fëmijë.

Tortë rozë me dizajn të Stitch dhe Angel, e ideuar për fëmijët.

Torte unike me temë Stitch, ideale për festa fëmijësh.

Torte e bukur Stitch me flutura rozë për fëmijë.

Torte e veçantë me dizajn të Stitch në nuanca blu, ideale për fëmijë.

Torte e bukur rozë me tema Lilo & Stitch, ideale për ditëlindje.

Torte e veçantë me dizajn të Stitch dhe zemra rozë e blu.

Torte rozë me dekorime dhe personazhet e dashur Stitch dhe Angel.

Tortë e veçantë me temën Stitch në ngjyrë blu për ditëlindje.
Për vajzat, Stitch zakonisht kombinohet me rozë (ose pink, siç e thonë shumë fëmijë), me zemra dhe flutura. Shumë vajza e duan bashkë me Angel-in, shoqen e tij rozë: torte me Stitch dhe Angel kemi punuar disa herë, si krejt në rozë ashtu edhe në rozë me blu.
Nëse vajza e do Stitch-in në ngjyrën e tij origjinale, edhe dizajnet në blu me zemra ose bashkë me Lilo-n dalin shumë bukur.
Për djemtë, Stitch punohet zakonisht në blu, ngjyra e tij nga filmi, me detaje të bardha dhe pa rozë. Kemi më pak dizajne me Stitch për djem se për vajza, por secili prej tyre përshtatet me emrin, moshën dhe ngjyrat që i pëlqejnë djalit.
Për më të vegjlit, dizajnet me ngjyra të buta dhe zemra janë zgjedhja më e sigurt. Mosha 4 deri 7 vjeç është koha kur Stitch porositet më shpesh: torta ditëlindjeje Stitch rozë, për shembull, është punuar për ditëlindjen e 7-të.
Rreth moshës 8-10 vjeç, vajzat shpesh e duan Stitch-in në variant më modern: më pak figura, emri i shkruar bukur dhe numri i moshës në pah.
Në WhatsApp +383 49 83 44 55: data e festës, emri dhe mosha e fëmijës dhe për sa persona e doni tortën.
Na dërgoni foton e tortës që ju pëlqen nga kjo faqe ose një foto frymëzimi, dhe na tregoni ngjyrat: rozë, blu ose të dyja.
Pasi të biem dakord për detajet, e konfirmojmë porosinë me telefon ose WhatsApp dhe fillojmë punën.
Tortet me personazhe porositini disa ditë përpara. Për dizajnet më të thjeshta mjaftojnë së paku 48 orë, kurse figurat 3D të modeluara me dorë kërkojnë disa ditë.
Për 8-10, 15-20 ose 25-30+ persona. Një kilogram tortë ushqen rreth 8-10 persona.
Nëse ndonjë nga të ftuarit ka alergji, na e thoni gjatë porosisë që ta kemi parasysh.
Porosia konsiderohet e konfirmuar pasi ta konfirmojmë ne me telefon ose WhatsApp. Më shumë te sa ditë përpara duhet porositur torta.
Na tregoni emrin, moshën dhe ngjyrat që i pëlqejnë fëmijës, ne kujdesemi për pjesën tjetër.