
Torte Ditëlindje Takis per Djem
Torte unike për ditëlindje Takis me dekorime shumëngjyrëshe dhe mbishkrim festiv. Ideale për fëmijë dhe festa të gëzueshme.
Torte të personalizuara me dashuri në Prishtinë
+383 49 83 44 55Torte të personalizuara për djem në Prishtinë. Zgjidhni temat me Superheronj, Futboll ose dizajne sipas dëshirës. Shije shtëpie dhe porosi online.

Torte unike për ditëlindje Takis me dekorime shumëngjyrëshe dhe mbishkrim festiv. Ideale për fëmijë dhe festa të gëzueshme.

Tortë Roblox dy kate me figura të personazheve, emër dhe moshë të personalizuar. Porositeni tortën për ditëlindjen e fëmijës në Prishtinë

Torte unike për fansat e futbollit me dizajn topi.

Torte unike me temë dinozaur, ideale për fëmijët 4-vjeçarë.

Torte unike me temë futbolli dhe Ronaldo, ideale për ditëlindje.

Torte Paw Patrol me dekorime unike për adhuruesit e aventurave.

Torte e veçantë PUBG për të apasionuarit pas lojërave. Personazhe dhe detaje unikale.

Tortë me temë Batman dhe dizajn qyteti, ideale për 6-vjetor.

Torte me model të veçantë Lamborghini Aventador për adhuruesit e makinave.

Torte mahnitëse me temë Jurassic World, perfekte për 10-vjetor.

Tortë e mahnitshme Roblox për fansat e lojës popullore.

Torte unike me dizajn fast-food, ideale për adoleshentët.
Djemtë i ndryshojnë pasionet shpejt: sot makinat, pas dy vitesh superheronjtë, pastaj futbolli dhe lojërat. Më poshtë janë idetë që porositen më shpesh për çdo moshë, me shembuj nga tortet që kemi punuar në Tortelinda. Çdo dizajn personalizohet me emrin, moshën dhe ngjyrat e ekipit ose personazhit të preferuar.
Kërkoni tortë për djem apo për çuna — nga dizajnet e thjeshta me top futbolli deri te figurat 3D, gjeni ide për çdo moshë.
Për më të vegjlit zgjidhen kafshë, makina dhe kamionë, si dhe Paw Patrol. Ngjyrat e gjalla dhe figurat e mëdha e tërheqin menjëherë vëmendjen e fëmijës. Për ditëlindjen e parë shikoni edhe koleksionin e veçantë të torteve 1 vjeç.
Kjo është mosha e superheronjve dhe e dinosaurëve. Spider-Man, Hulk dhe Batman, T-Rex-i apo makinat Hot Wheels janë temat më të kërkuara. Figurat 3D nga pasta e sheqerit punohen me dorë dhe mund të ruhen si kujtim pas festës.
Në këtë moshë mbretërojnë futbolli dhe lojërat. Tortet me Real Madrid, Barcelona ose Ronaldo, si dhe ato me Roblox, Minecraft dhe Pokémon, janë ndër më të porositurat tona. Nëse djali ka një lojtar ose ekip të preferuar, emri dhe numri në fanellë e bëjnë tortën krejt personale.
Për adoleshentët dhe djemtë e rritur funksionojnë lojërat si PUBG, makinat sportive dhe klubet e futbollit në dizajn më të pastër. Për ditëlindje të 18-ave e lart, shikoni edhe tortet për të rritur.
Një top futbolli, yje, një arush apo ngjyra e ekipit të preferuar mjaftojnë për një tortë të bukur pa figura të ndërlikuara. Dizajnet e thjeshta janë zgjedhje e mirë kur festa është familjare ose kur doni tortë gati më shpejt.
Ofrojmë madhësi për 8-10, 15-20 dhe 25-30+ persona. Një kilogram tortë mjafton për rreth 8-10 persona. Për festat e shkollës ose me shumë shokë, zgjidhni madhësinë më të madhe — torta e mbetur ruhet në frigorifer 2-3 ditë.
Po. Na tregoni ekipin, lojtarin, numrin në fanellë dhe emrin e djalit, dhe e përfshijmë në dizajn.
Për dizajn standard mjaftojnë 48 orë. Për torte me figura 3D ose tema të ndërlikuara rekomandojmë 3-5 ditë paraprakisht.