Torte për Ditëlindje

Torte për ditëlindje në Prishtinë për të rritur dhe fëmijë. Dizajne moderne, shije shtëpie dhe porosi online e thjeshtë për çdo festë tuajën.

Torte për ditëlindje për babin, mamin, bashkëshortin dhe familjen

Ky koleksion është për ditëlindjet e të rriturve: babit dhe mamit, bashkëshortit, motrës, gjyshërve dhe miqve. Për ditëlindjet e fëmijëve shikoni koleksionet për vajza, djem dhe fëmijë.

Kërkoni tortë për ditëlindje për babin, për mamin apo për burrin? Më poshtë i kemi grupuar idetë sipas kujt e festoni, me shembuj nga tortet që kemi punuar vetë në Tortelinda, Prishtinë. Çdo dizajn personalizohet me emrin, numrin e moshës dhe një mesazh të shkurtër urimi.

Tortë për ditëlindje për babin

Për ditëlindjen e babit zakonisht preferohen ngjyrat klasike dhe detajet ari, me një mesazh të thjeshtë si "Urime babi" ose "Për babin më të mirë". Një ide tjetër që baballarëve u pëlqen shumë janë figurat e familjes mbi tortë, që e kthejnë atë në dhuratë nga të gjithë fëmijët.

Nëse babi e do profesionin e tij ose po del në pension, një tortë me uniformë apo me simbolet e punës është mënyrë e veçantë për ta nderuar. Për një tortë me porosi për babin, na tregoni profesionin ose hobin e tij dhe e përfshijmë në dizajn.

Tortë për ditëlindje për mamin (nënën)

Për ditëlindjen e mamit zgjidhen më shpesh ngjyrat rozë e vjollcë, fjongot, zemrat dhe perlat e arta: dizajne elegante që nuk duken fëmijërore. Një zemër rozë me mesazhin "Gëzuar ditëlindjen, mami" është nga dhuratat më të thjeshta dhe më prekëse për nënën.

Nëse mamit i pëlqen stili më modern, një tortë e bardhë me fjongo të zeza dhe zemra del shumë elegante në tavolinë dhe në fotografi.

Tortë për burrin dhe torte për meshkuj

Për ditëlindjen e burrit, të vëllait apo të një shoku, meshkujt zakonisht preferojnë dizajne të pastra, pa shumë dekor, ose një tortë me pasionin e tyre: klubin e futbollit, makinën e preferuar, profesionin. Prandaj, kur kërkoni torte për meshkuj ose për burra, nisni nga ajo që e bën të lumtur atë që festoni.

Tortet me logon e ekipit dhe fanellën, ose me një makinë sportive në majë, punohen me dorë dhe personalizohen me emrin dhe moshën. Më shumë ide për ditëlindjet e të rriturve gjeni te tortet për të rritur.

Tortë për gruan, të dashurën ose të dashurin

Për bashkëshorten, të dashurën ose të dashurin, tortet në formë zemre mbeten zgjedhja më romantike, sidomos një zemër e kuqe me mesazh personal. Nëse doni diçka më të butë, zgjidhni një tortë rozë me flutura dhe detaje ari. Kur festoni vetëm ju të dy, një bento cake e vogël në formë zemre është po aq e bukur sa një tortë e madhe.

Për motrën, kunatën, gjyshen, gjyshin dhe vjehrrën

Për motrën, kunatën ose shoqen, një bento cake me emrin e saj ose një tortë e vogël elegante është dhuratë e bukur për festa të ngushta. Për gjyshen, gjyshin apo vjehrrën përshtaten mirë tortet me motive familjare dhe mesazhe si "Urime, gjyshe" ose emrat e nipërve dhe mbesave.

Çdo dizajn në këtë faqe mund të përshtatet për personin që festoni: ndryshojmë ngjyrat, emrin dhe mesazhin. Nëse nuk e dini çfarë të shkruani, shikoni idetë tona për urime në tortë.

Pyetje të shpeshta

Si ta personalizoj tortën për babin ose për mamin?

Na tregoni emrin, numrin e moshës, mesazhin që doni të shkruhet (p.sh. "Urime babi" ose "Gëzuar ditëlindjen, mami"), ngjyrat e preferuara dhe, nëse doni, hobin ose profesionin e personit. Porositni me telefon ose në WhatsApp +383 49 83 44 55 dhe ju ndihmojmë ta zgjidhni dizajnin.

Çfarë torte t'i marr babit, gjyshit ose gjyshes?

Zakonisht zgjidhen dizajne klasike me detaje ari dhe një mesazh të shkurtër, ose një tortë me motive familjare me emrat e fëmijëve apo të nipërve dhe mbesave. Nëse personi që festoni ka ndonjë alergji, na e thoni patjetër kur porositni.

Sa e madhe duhet të jetë torta për një festë familjare?

Ofrojmë madhësi për 8-10, 15-20 dhe 25-30+ persona. Si rregull, një kilogram tortë mjafton për rreth 8-10 persona, prandaj numëroni të ftuarit dhe zgjidhni madhësinë më të afërt.

A mund të porosis tortë nga diaspora për dikë në Prishtinë?

Po. Porositë nga jashtë vendit paguhen paraprakisht, dhe ju siguroheni që marrësi të jetë i pranishëm në ditën e caktuar.

Shiko gjithashtu