
Torte Lepurush me Veshë Rozë
Torte e bukur lepurush me veshë rozë, ideale për ditëlindje fëmijësh. Personalizohet sipas dëshirës.
Torte të personalizuara me dashuri në Prishtinë
+383 49 83 44 55Torte magjike për vajza në Prishtinë. Nga princeshat e Disney te Unicorns dhe dizajne me lule. Torte të freskëta që gëzojnë çdo vajzë.

Torte e bukur lepurush me veshë rozë, ideale për ditëlindje fëmijësh. Personalizohet sipas dëshirës.

Torte e mrekullueshme Bluely me ylber dhe lule, ideale për ditëlindje të fëmijëve.

Torte me temën Barbie dhe dekorime yjesh. Ideale për vajza.

Torte per vajza shumëngjyrëshe me temë LOL Surprise, ideale për fëmijë.

Tortë e mrekullueshme me dizajn Stitch të mbushur me zemra.

Torte elegante e Barbie per vajza me kurorë dhe yje rozë, ideale për vogëlushet.

Tortë rozë me temë Barbie, ideale për ditëlindje vajzash.

Torte me Ariel dhe detaje nga deti, ideale për vajza.

Torte unike per vajza në formë këpuce me trëndafila, ideale për 10-vjetor.

Torte e bukur Barbie me kurorë për ditëlindje vajzash.

Torte e mrekullueshme me temën Stitch për 7-vjetor.

Torte e mrekullueshme me temë Ariel për fëmijë.
Tema që e bën një vajzë 3-vjeçare të lumtur rrallë i pëlqen asaj në 10 vjeç. Prandaj më poshtë i kemi grupuar idetë sipas moshës, me shembuj nga tortet që kemi punuar vetë në Tortelinda, Prishtinë. Çdo dizajn mund të ndryshohet: ngjyrat, emri, numri i moshës dhe madhësia.
Qoftë se e kërkoni si tortë për vajza, për goca apo për qika, idetë më poshtë vlejnë njësoj — nga dizajnet më të thjeshta deri te tortet me figura 3D.
Në këtë moshë fitojnë ngjyrat e buta pastel dhe figurat e thjeshta që fëmija i njeh: arusha, lepurushë, Minnie Mouse. Numri i madh i moshës në krye të tortës del shumë bukur në fotografi, të cilat prindërit i ruajnë për vite.
Për ditëlindjen e parë kemi koleksion të veçantë me torte 1 vjeç, me dizajne të menduara pikërisht për këtë festë.
Kjo është mosha e princeshave dhe e personazheve të filmave vizatimorë. Frozen me Elsën dhe Anën, Ariel sirena, Stitch dhe unicorn-ët janë temat që porositen më shpesh për këtë moshë. Vajzat zakonisht e dinë saktë cilin personazh duan, ndaj ia vlen t'i pyesni para se të zgjidhni dizajnin.
Rreth moshës 8-10 vjeç vajzat fillojnë të duan dizajne më "të rritura": Barbie në stil rozë glamuroz, LOL Surprise, LoliRock, ose Stitch në variante më moderne. Emri i shkruar bukur dhe numri i moshës mbeten pjesa që u pëlqen më shumë.
Vajzave 11 vjeç e lart zakonisht u pëlqejnë dizajnet elegante dhe minimaliste: zemra me detaje ari, flutura delikate, ngjyra të errëta me shkëlqim. Shumë vajza në këtë moshë preferojnë një bento cake të vogël për shoqet, në vend të një torte të madhe me personazhe.
Jo çdo festë kërkon personazhe dhe figura 3D. Një tortë e thjeshtë me zemra, flutura ose lule krem, me emrin dhe numrin e moshës, është shpesh zgjedhja më elegante — sidomos për festa familjare ose kur vajza preferon ngjyrat më shumë se personazhet.
Ofrojmë madhësi për 8-10, 15-20 dhe 25-30+ persona. Si rregull praktik, një kilogram tortë mjafton për rreth 8-10 persona. Në ditëlindjet e fëmijëve torta shpesh është ëmbëlsira kryesore, prandaj llogaritni pjesë pak më bujare ose zgjidhni madhësinë më të madhe kur jeni në mes.
Për dizajne standarde mjaftojnë 48 orë. Për torte me figura 3D ose personazhe të punuara me dorë, porositni disa ditë më herët që të ketë kohë për çdo detaj.
Po. Emri, numri i moshës dhe një mesazh i shkurtër përfshihen në dizajn. Na i shkruani saktë në WhatsApp +383 49 83 44 55 kur porositni.
Po, me foto të ngrënshme. Na dërgoni një foto me cilësi të mirë dhe ne e vendosim në tortë.