Torte për Fejesë

Torte për fejesa në Prishtinë me dizajne elegante dhe moderne. Punime me dy ose më shumë kate dhe dekorime unike për fillimin tuaj të ri.

Si ta zgjidhni tortën e fejesës

Torta e fejesës është zakonisht elegante dhe romantike: trëndafila, zemra, unaza dhe detaje ari. Ngjyrat zgjidhen shpesh sipas dekorit të sallës ose fustanit të nuses, prandaj ia vlen të na i tregoni që në fillim.

Stilet më të zgjedhura

Trëndafilat e kuq mbeten klasikja romantike; të bardhët dhe grit japin pamje më moderne dhe të pastër; zemrat dhe unaza në krye e bëjnë të qartë rastin që në shikim të parë.

Madhësia dhe koha e porosisë

Për fejesa me 35-50 mysafirë zakonisht zgjidhet tortë me dy kate. Për torte me shumë kate ose dizajne të veçanta rekomandojmë porosinë 1-2 javë përpara, që të kemi kohë të dakordohemi për çdo detaj.

Pyetje të shpeshta

A mund ta përshtatni tortën me ngjyrat e dekorit?

Po. Na dërgoni foto të dekorit ose ngjyrat e zgjedhura dhe torta punohet në përputhje me to.

A mund të vendosen emrat e çiftit në tortë?

Po, emrat, data dhe një mesazh i shkurtër mund të përfshihen në dizajn.

Shiko gjithashtu