
Torte Martese me Lule Elegante
Torte elegante martese me lule të bardha dhe detaje ari.
Torte të personalizuara me dashuri në Prishtinë
+383 49 83 44 55Dita juaj e veçantë meriton tortën perfekte. Në Tortelinda, krijojmë torte dasme që kombinojnë elegancën me shijen — me kate të larta, lule delikate, detaje ari, dhe çdo ëndërr tjetër që keni për ditën e madhe.
Çdo dasmë ka stilin e vet. Ne përshtatim tortën sipas ambientit, ngjyrave dhe personalitetit tuaj si çift.
Tortë tradicionale me 2-4 kate, e veshur me fondant ose krem të lëmuar. Dekorime me lule, perla sheqeri, ose dizajn minimalist.
Dizajne bashkëkohore — efekte mermeri, ngjyra metalike, forma gjeometrike, ose stili ombre me gradient ngjyrash.
Një udhëzues i thjeshtë për t'ju ndihmuar në çdo hap — nga ideja deri te dita e madhe.
JAVË PARA DASMËS
Na shkruani në WhatsApp me datën e dasmës, numrin e mysafirëve, stilin e dasmës dhe preferencat e ngjyrave. Ne ju dërgojmë 2-3 propozime dizajni me çmime.
JAVË PARA DASMËS
Konfirmoni dizajnin final, shijat për çdo kat, mbishkrimin (nëse keni) dhe detajet e marrjes. Paguani parapagesën për të siguruar datën.
DITË PARA DASMËS
Tortë përgatitet me përbërës të freskët. Ju njoftojmë kur është gati dhe e paketojmë në kutinë speciale për transport të sigurt deri te salla.
Trëndafila, peonia, eucalyptus
Punuar me dorë, duken reale
Thekë metalike, gjethe ari
Perla sheqeri, elegancë klasike
Inicialet e çiftit mbi tortë
Efekt mermeri, stil modern
Gradient ngjyrash, delikat
Figurë çifti ose mesazh personal
Dasma nuk është vetëm një ditë. Para saj vijnë kanagjegji, kunorizimi dhe festa e nuses me shoqet, e pas saj çdo përvjetor martese. Për këto raste rrallë duhet tortë me shumë kate — duhet një tortë që i përshtatet momentit. Të gjitha i punojmë me dorë, me porosi dhe sipas dëshirës suaj.
Kanagjegji (nata e kanës) është mbrëmja e nuses me familjen dhe shoqet para dasmës. Nëse dekori i mbrëmjes është në të kuqe dhe ar, torta mund t’i ndjekë po ato ngjyra: me trëndafila të kuq, zemra ose detaje të arta.
Mbi tortë mund të shkruajmë emrin e nuses, datën ose një mesazh të shkurtër. Zgjidhni madhësinë sipas mysafirëve: për 15-20 persona mjafton një tortë mesatare, për 25-30+ persona një tortë e madhe.
Ide nga tortet tona për fejesë që mund të përshtaten për kanagjegj:
Nëse kunorizimin e festoni me familjen më të ngushtë, zakonisht mjafton një tortë elegante me një kat, me emrat e çiftit dhe datën e kunorizimit. Kështu mbetet hapësirë që torta e madhe me kate të jetë surpriza e dasmës.
Ngjyrat mund t’i përshtatim me fustanin, buqetën ose dekorin e tavolinës. Stili i thjeshtë — krem i bardhë, lule delikate dhe pak detaje ari — duket bukur në foto dhe nuk e rëndon tavolinën.
Ide nga tortet tona për martesë dhe fejesë:
Për festën e nuses me shoqet para dasmës (bride to be), torta mund të jetë më e vogël dhe më lozonjare: me mbishkrimin “Bride to be”, emrin e nuses, zemra, unaza ose ngjyrat që ka zgjedhur grupi.
Për një grup të vogël, një tortë për 8-10 persona zakonisht mjafton. Nëse doni diçka të vogël për foto ose si dhuratë për nusen, një bento cake është zgjedhje e këndshme.
Ide që mund të përshtaten për nusen:
Për përvjetorin e martesës, torta mund të jetë për një festë të vogël ose për gjithë familjen. Shpesh idetë më të thjeshta janë edhe më personale: forma zemre, emrat e çiftit, data e martesës dhe numri i viteve bashkë — 1, 10, 25 ose 50.
Për një festë të vogël familjare mjafton tortë për 8-10 persona; për përvjetorë të mëdhenj me fëmijët, nipërit dhe mbesat, zgjidhni madhësinë sipas mysafirëve. Nëse keni foto ose ngjyra nga dita e dasmës, mund t’i përdorim si frymëzim.
Ide nga tortet tona romantike:
Sa kohë përpara? Për tortë me një kat dhe dizajn standard na duhen të paktën 48 orë; për figura 3D ose dizajne më të ndërlikuara, disa ditë. Nëse torta për kanagjegj ose kunorizim është me kate, ndiqni të njëjtin planifikim si për tortën e dasmës më sipër.
Sa e madhe? Një kilogram tortë mjafton për rreth 8-10 persona. Punojmë torte për 8-10, 15-20 dhe 25-30+ persona — na tregoni numrin e mysafirëve dhe ju rekomandojmë madhësinë. Nëse dikush ka alergji, na e thoni gjatë porosisë.
Për më shumë këshilla mbi stilin, shijet dhe madhësinë, lexoni si të zgjidhni tortën e dasmës, ose shikoni të gjitha torte për fejesë dhe torte për martesë.
Tortë e dasmës është më shumë se thjesht ëmbëlsirë — është qendra e tavolinës, momenti i prerjes që të gjithë e presin, dhe kujtimi që mbetet në foto përgjithmonë. Në Tortelinda, ne i kushtojmë kohë çdo torte dasme sepse e dimë sa rëndësi ka për ju.
Ofrojmë torte dasme me kate në stil klasik, naked cake rustic, dhe dizajne moderne me efekte mermeri dhe detaje metalike. Çdo kat mund të ketë shije të ndryshme — çokollatë, vanillë, tiramisù, Red Velvet, fruta mali dhe shumë të tjera.
Procesi fillon me një konsultë falas përmes WhatsApp +383 49 83 44 55 — na tregoni për dasmën tuaj dhe ne krijojmë propozimin e dizajnit. Merreni tortën nga pastiçeria jonë në Prishtinë, të paketuar në kutinë speciale për transport të sigurt.
Shikoni gjithashtu: torte për fejesa, torte për të rritur, torte me porosi.
Konsultë falas, dizajn i personalizuar, shije e paharrueshme. Bëjeni ditën tuaj perfekte.